75 Mall Live Search
14:54 / E Hënë, 16 Shkurt 2026 / Z S

Arrestohet i dënuari me dy vite burgim për tentim vrasje

Gjatë ditës së sotme Njësia për Realizimin e Urdhëresave, në kuadër të Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, ka realizuar me sukses arrestimin e një personi, i cili ishte në kërkim.

Personi V.C., 69 vjeç, ishte i dënuar me dy vite burgim për veprën penale “Vrasje në tentativë”. Pas arrestimit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit sipas vendimit gjyqësor.

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe riafirmon përkushtimin e saj për garantimin e sigurisë publike, parandalimin e rreziqeve dhe zbulimin e çdo vepre penale që cenon rendin dhe qetësinë publike./Indeksonline/