Arrestohet i dyshuari i cili e sulmoi një femër në Lipjan

Të mërkurën, rreth orës 21:00 në parkun e qytetit të Lipjanit është sulmuar një femër nga një person i dyshuar.
Viktima, bashkë me prindin e saj e kishin raportuar rastin në stacionin policor të Lipjanit po atë natë kur ka ndodhur rasti.
IndeksOnline mëson se policia menjëherë ka arritur të lokalizojë vendndodhjen e të dyshuarit me ç’rast e ka arrestuar dhe është sjellë në stacion për intervistim.
Me urdhër të prokurorit kujdestar rasti është klasifikuar si “sulm” dhe personit të dyshuar i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar./IndeksOnline/
/Foto ilustrim/