08:55 / E Hënë, 23 Korrik 2018 / indeksADMonline

Arrestohet i dyshuari i cili kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të një kasolle

Policia ka arrestuar gjatë ditës së djeshme një person, nga fshati Shtupeq i vogël të Pejës, pasi i njëjti ka shtënë me armë zjarri dy ditë më parë në drejtim të kasollës së një personi tjetër.

Sipas policisë, të dy personat në fjalë kishin pasur mosmarrëveshje rreth një prone.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një predhë e fishekut të armës së zjarrit. I dyshuari pasi e kishte kryer veprën ishte larguar dhe ikë nga vendi i ngjarjes, por i njëjti me datën 22.07.2018 është arrestuari, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.