75 Mall Live Search
10:08 / E Martë, 18 Janar 2022 / LB

Arrestohet i dyshuari i dytë për plagosjen e dyfishtë në Bardhosh

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se ka arritur që të identifikojë dhe arrestojë personin e dytë që dyshohet se ka plagosur me armë zjarri burrë e grua në fshatin Bardhosh të Prishtinës.

Ai u arrestua gjatë ditës së djeshme dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

I arrestuari dyshohet se pasditen e një dhjetorit (1.12.2021) rreth orës 15:20, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy personave, të cilët i ka plagosur.