Arrestohet i dyshuari i tretë për grabitjen në muzeun e Louvre-t
Një i dyshuar i tretë është arrestuar në lidhje me grabitjen e Luvrit në Paris, raportoi të enjten stacioni televiziv francez BFM.
Arrestimi ndodhi në rajonin e Parisit vonë të mërkurën, tha BFM-ja, duke shtuar se burri dyshohet se ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes kur ndodhi grabitja.
Katër hajdutë me kapuç në kokë vodhën bizhuteri të çmuara nga galeria “Apollo” e Luvrit, shtëpia e xhevahireve të kurorës franceze, gjatë orarit të hapjes mëngjesin e 19 tetorit, duke zbuluar mangësitë e sigurisë në muzeun më të vizituar në botë.
Dy burra të arrestuar fundjavën e kaluar me dyshimin për hyrjen me forcë në muze përmes një dritareje në katin e sipërm dhe vjedhjen e objekteve të çmuara kanë ”pranuar pjesërisht” përfshirjen e tyre në grabitje, tha prokurori i Parisit të mërkurën.
Xhevahiret mbeten të zhdukura.

