75 Mall Live Search
10:13 / E Enjte, 28 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Arrestohet i dyshuari kryesor për vrasjen e Abid Jasharajt

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në lidhje me vrasjen e djeshme të Abid Jasharaj, e ndodhur në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

I dyshuari është duke u intervistuar në stacion të policisë dhe se pas pak prokurori i rastit do të nxerr vendim për të.

Sipas burimeve të Indeksonline, personi i arrestuar dyshohet se është vet autori i krimit që tronditi banorët e kryeqytetit.

Dje Indeksonline ka raportuar ekskluzivisht përkitazi me ngjarjen ndërsa aktualisht pista e vetme e hetimeve është tek miqtë e Abidit të cilët një ditë para kryerjes së aktit e kishin kërcënuar viktimën përmes telefonit.

Indeksonline do t’iu mbaj të informuar për vendimin e prokurorit ndaj të dyshuarit./Indeksonline/