75 Mall Live Search
11:47 / E Hënë, 08 Mars 2021 / k.v

Arrestohet i dyshuari pasi rrahu një femër në Prishtinë

Është arrestuar një person në Prishtinë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër, duke i shkaktuar lëndime.

Policia ka njoftuar se viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe është udhëzuar që të paraqes kërkesë për urdhër mbrojtës.

Pas intervistimit, në konsultim me prokurorin e shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/