09:40 / E Diele, 01 Gusht 2021 / AR

Arrestohet i dyshuari për grabitje në Prizren

Më datën 31 korrik 2021, në orën 17:30 min., në rrugën “Komuna e Parisit” në Prizren, ka ndodhur një rast grabitjeje në një qendër tregtare. Policia menjëherë ka dal ne vendin e ngjarjes,  ku sipas deklaratës së ankuesit: “deri sa ka qenë në zyre me disa fëmijë (Të mitur) të pronarëve të qendrës tregtare aty ka hyrë një person me thikë në dorë i cili u ka kërkuar para pesë euro të cilat i ka dhënë njëri nga fëmijët (15 vjeçar) dhe më pas të njëjtit është  larguar nga zyra. Është njoftuar sigurimin e kompanisë të cilët kanë reaguar duke e ven nën kontroll  të dyshuarin dhe kanë arrit qe  thikën t’ia largojnë nga  dora.

         I dyshuari D.G i lindur në vitin 1979, është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor Prizren i cili është i njohur për policinë si person me probleme psikike ku  para disa dite ka qenë në mjekim të detyrueshëm ne institutin Forenzikes të Shëndet Metal, por që ka arritur të largohet nga aty.

          Me datë 30.07.2021 ka qenë i pranuar në repartin e psikiatrisë Prizren por sërish është larguar nga spitali. Në lidhje me ketë  rast  njësit i hetuesisë dhe krim teknikës kanë gjet dhe  sekuestruar thikën (Thikë kuzhine 20 cm ) ne cilësinë e provave material. Është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka rekomanduar që fillimisht i dyshuari të dërgohet në repartin e psikiatrisë për kontroll ku edhe është dërguar dhe sipas mjekëve i dyshuari është i njohur dhe ka sjellje të pa kontrollueshme.

Me aktvendim të prokurorit të shtetit, i dyshuar ndalohet në ndalim policor  për 48 orë. Rasti është duke u hetuar.