Arrestohet i dyshuari për kanosje, policia i gjenë sëpatë në veturë

Një person është arrestuar në Vushtrri gjatë vikendit si dyshuar për veprën penale kanosje.
“Policia më 29 gusht 2020 rreth orës 20:39 ka pranuar informatën për një kanosje rreth një mosmarrëveshje të një borxhi për një eskavator, ku një person i dyshuar nga Peja ishte nisur në drejtim të shtëpisë së ankuesit në fshatin Druar. Policia ka marrë të gjitha masat dhe me të vërejtur automjetin e dyshuar policia ka filluar ndjekjen e tij, ku rreth orës 22:30 në fshatin Mihaliq në rrugën kryesore është arritur të ndalohej automjeti dhe personi i dyshuar A.Q., 27-vjeçar, i cili është shoqëruar në stacionin policor në Vushtrri, ndërsa vetura e dyshuar është tërhequr nga kompania…”, ka thënë Avni Zahiti, zëdhënës i policisë në Mitrovicë.
Në bagazhin e automjetit në fjalë është gjetur një sëpatë e cila është konfiskuar si provë materiale.
Ndërsa pas procedurës së intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari në fjalë është liruar në procedure të rregullt dhe i është iniciuar rasti “kanosje”./IndeksOnline/