13:43 / E Premte, 08 Dhjetor 2023 / k.v

Arrestohet i dyshuari për mashtrim në Prishtinë

Policia e rajonit të Prishtinës, respektivisht, njësiti i hetimeve të stacionit policor Veriu, ka arrestuar një të dyshuar për veprën penale: ​Mashtrim, të sanksionuar sipas nenit 323, paragrafit 1,  të KPRK-ës.

Më datë 28.11.2023, rreth orës 02:15, nga ankuesi rasti fillimisht ishte raportuar si vjedhje grabitçare.

Ndërkohë që hetuesit e stacionit policor Veriu, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kryen veprime hetimore dhe veprime të tjera operative, rezultoi që rasti të jetë mashtrim dhe jo siç ishte raportuar.

I dyshuari u arrestua dje dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje prej 48 orësh, si vijimësi e fazave të mëtejme të procesit hetimor.