75 Mall Live Search
14:53 / E Premte, 04 Prill 2025 / L K

Arrestohet i dyshuari për rrahjen e biznesmenit në Istog, ky është emri i tij

Një biznesmen është sulmuar fizikisht dy ditë më parë në Istog. Policia e Kosovës e ka arrestuar sot njërin nga të dyshuarit për përfshirjen në sulm.

“Sot me datë 04. 04. 2025, Sektori Rajonal i Hetimeve DRP-Pejë, ka identifikuar vendndodhjen dhe ka arrestuar njërin nga te dyshuarit L. M. i cili pas intervistimit me urdhër të Prokurorit Shtetit është ndaluar për 48 orë” thuhet në njoftimin e Policisë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i arrestuari është Leotrim Musliu.

Në arrati mbetet i dyshuari tjetër Naser Rraci./Indeksonline/