Arrestohet i dyshuari për rrembimin dhe kërcënimin e një personi në Graçanicë

Një person është arrestuar në Graçanicë, pasi që një ditë më parë kishte rrëmbyer dhe kërcënuar një person.
Rasti i rrëmbimit kishte ndodhur, më 23 mars rreth orës 05:30.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është rrëmbyer dhe kanosur nga një i dyshuar mashkull kosovar. Viktima më pas kishe arritur që të largohej nga i dyshuari”, ka njoftuar policia.
Por një ditë më vonë, policia ka arritur që ta kapte të dyshuarin.
“Graçanicë / 23.03.2025 – 07:30. Pas punës intensive hetimore lidhur me rastin, më 24.03.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe ai pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./Indeksonline./