18:17 / E Premte, 11 Gusht 2023 / MSH

Arrestohet i dyshuari për sulm ndaj ekipit të Nacionales në Prizren

Personi i cili ka sulmuar gazetarin Vullnet Krasniqi dhe kameramanin Arbër Latifi është arrestuar.

Krasniqi dhe Latifi u sulmuan gjatë protestës kundër festivalit “DokuFest” në Prizren ku po raportonin nga vendi i ngjarjes.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka treguar për se personi që sulmoi gazetarët është arrestuar, dhe po intervistohet

“Lidhur me sulmin në fjalë, një person është identifikuar dhe është duke u intervistuar në polici”, ka thënë Bytyqi.

Ndërkohë sulmi u dënua edhe nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, të cilët e quajtën të papranueshëm, dhe rrezik ndaj sigurisë së gazetarëve.