15:18 / E Hënë, 18 Maj 2020 / indeksADMonline

Arrestohet i dyshuari për tentim vrasje

Sektori Rajonal i hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, pas një pune efektive dhe intensive operativo-hetimore, sot më datë 18.05.2010 ka realizuar plan operativ – bastisje me Urdhër të Gjykatës, në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Jahoc, KK-e Gjakovë.

Kontrolli është realizuar në lidhje me rastin Vrasje në tentativë, i ndodhur më datë 26.04.2020, dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, si dëshmi, janë gjetur dhe më pas janë konfiskuar: – një armë automatike e tipit AK-47, me numër serik 040847-87, e cila dyshohet të jetë e përdorur në rast, e cila ka qenë pa karikator, një armë tjetër automatike e tipit AK-47 se bashku me një karikator me 15 fishekë me numër serik 0107917-90, si dhe 3 karikator me 76 fishekë.

I dyshuari Z.P., i lindur më datë 1992, nga fshati Jahoc KK. Gjakovë, është shoqëruar në polici, është intervistuar në prezencën e mbrojtësit, dhe ka pohuar se ka kryer veprën në mënyrë aksidentale.

Me vendim të prokurorit të çështjes, personi i dyshuar mbahet në ndalim policor për 48 orë./IndeksOnline/