75 Mall Live Search
14:16 / E Enjte, 05 Mars 2020 / indeksADMonline

Arrestohet i dyshuari për tentim vrasje në Babush të Ferizajt

Lidhur me rastin e ndodhur me datë 17 Janar 2020,hetuesit policorë sot kanë arrestuar  personin e dyshuar lidhur me  këtë vepër penale.

Rasti ka ndodhur në një restorant  në fshatin Babush, KK Ferizaj , ku pas një mosmarrëveshje dhe përleshje fizike, i dyshuari S.A. (m/sh/K) 40 vjeçar, ka qëlluar me armë zjarri në këmbën e djathtë viktimën K.I.(m/sh/k) 37 vjeçar dhe pastaj i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe deri sot ka qenë  në arrati.

Gjatë arrestimit, tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale në fjalë.

Gjatë intervistimit në prezencë të avokatit,i dyshuari ka pranuar në tërësi veprën për të cilën ai ngarkohet.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit,i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë./Indeksonline

(FOTO ILUSTRIM)