75 Mall Live Search
10:02 / E Mërkurë, 03 Shtator 2025 / KV

Arrestohet i dyshuari për therjen me thikë të 17-vjeçarit në Podujevë

Është arrestuar i dyshuari i cili për shkaqe ende të panjohura e kishte therur me thikë 17-vjeçarin në Podujevë, transmeton IndeksOnline.

Rasti kishte ndodhur të martën rreth orës 15:00 ku viktima menjëherë është nisur drejt emergjencës.

Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, tha mbrëmë për IndeksOnline se i plagosuri është në gjendje të rëndë.

”Është sjell në emergjencë një rast nga Podujeva me plagë nga mjeti i ftohtë, janë kryer egzaminimet e nevojshme, pacienti u dërgua në sallë për intervenim kirurgjik nga ekipet e anestezionit, kirurgjisë abdominale dhe asaj torakale. Gjendje është e rëndë dhe jo stabile” ka thënë Syla për IndeksOnlinen.

Ndërsa zyrtarja për informim e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka deklaruar se informatën për incidentin e pranuan rreth orës 15:00.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person, i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka arrestuar personin e dyshuar. Në koordinim me prokurorinë, policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, deklaroi Ahmeti për IndeksOnline.

I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/