75 Mall Live Search
09:35 / E Mërkurë, 11 Qershor 2025 / k.v

Arrestohet i dyshuari për vjedhje të rëndë në një lokal në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për një rast të vjedhjes së rëndë që kishte ndodhur, më 4 maj 2025, rreth orës 03:00, në rrugën “Ali Vitija” në Prishtinë, transmeton IndeksOnline.

Sipas raportit zyrtar, i dyshuari, shtetas kosovar, dyshohet se kishte depërtuar me forcë në një lokal komercial dhe kishte vjedhur 350 euro para të gatshme nga arka e lokalit.

Pas hetimeve intensive, më 10 qershor 2025, policia ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin. Ai është intervistuar nga hetuesit dhe me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitë relevante të Policisë së Kosovës, ndërsa hetimet lidhur me ngjarjen vazhdojnë./IndeksOnline/