75 Mall Live Search
11:23 / E Mërkurë, 09 Gusht 2023 / A. M.

Arrestohet i dyshuari për vrasje në tentativë

Dje nga zyrtarët e njësisë së hetimeve të përgjithshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për rastin vrasje në tentativë të ndodhur më datë 08.08.2023 rreth orës 03:30, në rrugën “Dervish Çollaku” në Prishtinë.

I dyshuari kishte goditur viktimën me një mjet të mprehtë duke i shkaktuar lëndime trupore.Arrestimi i të dyshuarit erdhi si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme operativo-policore me ç’ rast policia identifikoi, lokalizoi dhe arrestoi të dyshuarin;· D. M, mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.​

Përderisa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndaj të dyshuarit me autorizimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Vrasje në Tentativë” dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit i dyshuari u dërgua në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.