75 Mall Live Search
22:10 / E Enjte, 08 Maj 2025 / Z S

Arrestohet i dyshuari për vrasje në tentativë

Policia e Kosovës në Gjilan gjatë ditës së sotme rreth orës 15:00 ekzekutuar urdhër arrestin e Gjykatës Themelore, me ç’ rast ka arrestuar të dyshuarin M. A. (viti i lindjes 2005, mashkull kosovar).

I njëjti me datë 25.11.2022 dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë” ndaj  katër viktimave meshkuj kosovar.

I dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe me vendim të  prokurorit të shtetit është  ndaluar  për 48 orë.

Lënda me të gjitha shkresat do të procedohet në Prokurorin Themelore në Gjilan për procedurat e mëtutjeshme./Indeksonline/