Arrestohet i dyshuari për vrasjen e të riut në kazino
Në orët e vona të mbrëmjes së 20 marsit një 36 vjeçar u vra përderisa po punonte në një kazino në Lipjan.
36 vjeçari, Florent Ahmetaj ishte nga fshati Rrezall në komunën e Skenderajt, por që punonte në një lokal në Lipjan.
Por pikërisht sot, Policia e Kosovës ka arritur të bëjë arrestimin e personit të dyshuar për këtë vrasje.
Arrestimi i të dyshuarit është konfirmuar për Indeksonline edhe nga policia.
E sipas organeve kompetente deri tek vrasja e Ahmetaj ka ardhur pasi i dyshuari kishte tentuar të grabiste në lokalin në fjalë./Indeksonline/