75 Mall Live Search
20:52 / E Martë, 12 Mars 2019 / indeksADMonline

Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Gjakovë

Prokuroria Themelore e Gjakovës ka bërë të ditur se tanimë i dyshuari A. Gj. për një vrasje që ndodhi para pak minutash në fshatin Marmull tanimë është arrestuar nga ana e policisë.

Këtë lajm e bëri të ditur Kryeprokurori Ali Selimaj, nga vendi i ngjarjes, transmeton Indeksonline.

Po ashtu, policia në Gjakovë ka konfiskuar edhe armën e cila dyshohet se është përdorur për kryerje të veprës penale.