Arrestohet i dyshuari që frikësoi viktimën, i cili i dha fajde
Një person është arrestuar dje në Prishtinë, pasi kishte frikësuar një viktimë.
Arrestimi i të dyshuarit erdhi pas një pune hetimore të policisë, shkruan IndeksOnline.
Sipas raportit policor, i dyshuari kishte frikësuar viktimën, në lidhje me një rast të fajdesë, që viktima e kishte raportuar.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, deklaron policia.
Rasti është iniciuar si “Frikësim gjatë procedurës penale”./IndeksOnline/

