75 Mall Live Search
09:30 / E Enjte, 29 Qershor 2023 / AR

Arrestohet i dyshuari që i dogji lokalin Noizyt

Lokali i reperit Noizy është përfshirë sërish nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit.

Kjo është hera e dytë brenda këtij muaji që lokali i tij në Currila digjet qëllimisht nga flakët, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka mundur të identifikojë autorin.

Në prangat e policisë ka rënë shtetasi Eraldo Musteqja, kushëri me reperin Noizy.

26-vjeçari i arrestuar rezulton të jetë autor i zjarrit të qëllimshëm ditës së sotme, zjarrit të rënë në të njëjtin lokal më datë 11 qershor dhe zjarrit në derën e banesës së nënës së Noizyt më datë 10 qershor.

Në momentin e arrestimit, atij i është gjetur dhe sekuestruar një thikë.