Arrestohet i dyshuari, që i shkaktoi plagë vdekjeprurëse një personi në Prizren

Policia e Kosovës ka arritur të lokalizojë dhe më pas arrestojë personin e dyshuar për therje me thikë në Zhur të Prizrenit, ku një personi si pasojë e plagëve të marra ka vdekur në QKUK në Prishtinë.
Policia ka bërë të ditur se gjatë bastisjes është gjetur edhe thika që dyshohet së është përdorur.
“I dyshuari është lokalizuar dhe është arrestuar, gjatë bastisjes është gjetur edhe thika që dyshohet se është përdorur në rast. I dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë”, ka njoftuar zëdhënësi rajonal i Shqir Bytyqi./Indeksonline/