75 Mall Live Search
21:57 / E Premte, 14 Qershor 2024 / FR

Arrestohet i dyshuari që kërkoi 30 mijë euro për ta liruar të rrëmbyerën në Prishtinë

Zyrtarët policor të Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, kanë njoftuar se kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën rrëmbim.

Siç bëhet e ditur nga Policia e Kosovës rasti është raportuar sot rreth orës 18:30, ku personi i dyshuar ka rrëmbyer një person, për lirimin e të cilit nga familjarët e viktimës ka kërkuar një shumë parash prej 30 mijë euro.

Viktima është liruar në gjendje të mirë shëndetësore, derisa 23 vjeçari i dyshuar është arrestuar.

Në lokacionin ku është mbajtur viktima, janë sekuestruar 1 armë, 1 thikë, 1 sëpatë si dhe gjësende të tjera.

Po ashtu me vendim të prokurorit është konfiskuar edhe një veturë.

Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke kryer veprimet e nevojshme procedurale.