Arrestohet i dyshuari që kishte ikur nga stacioni i policisë në Podujevë

Të shtunën rreth orës 19:00, një person është arratisur nga duart e policisë në Podujevë.
Ai derisa po mbahej në stacion për procedura hetimore, ka arritur të ikë në drejtim të panjohur, raporton IndeksOnline.
Policia e Kosovës kishte nisur menjëherë kërkimin e tij ndërsa sot është njoftuar për arrestimin e të arratisurit.
“Lidhur me rastin, është arritur të arrestohet i arratisuri mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Më urdhër të prokurorit ndaj të arrestuarit është hapur edhe një vepër tjetër penale ‘arratisje e personit të privuar nga liria’.
Rikujtojmë se nuk është hera e parë që të dyshuar arrijnë të ikin nga stacionet e policisë./IndeksOnline/
(FOTO: Arkiv)