75 Mall Live Search
23:46 / E Diele, 23 Mars 2025 / FR

Arrestohet i dyshuari që vrau 19-vjeçarin në Vushtrri

Sot rreth orës 20:30, një 19-vjeçar është vrarë me armë zjarri në Vushtrri. 

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar për IndeksOnline se është identifikuar i dyshuari B.D., 19-vjeçar, dhe është arrestuar. 

Zahiti, bëri të ditur se  të dyshuarit i është konfiskuar një pistoletë që dyshohet se e ka përdorur gjatë vrasjes, derisa gjatë bastisjes në shtëpinë e tij është konfiskuar edhe një armë e gjatë me pesë fishekë. 

“Rreth orës 20:35, policia ka pranuar informatën për të shtëna me arme zjarri në rrugën ‘Galip Badivuku  ’ në Vushtrri Nga hetimet e para nga vendi i ngjarjes, ishte bërë e ditur se një person i dyshuar kishte shtënë me armë në drejtim të viktimës A. Z., 19 vjeçar.  

Viktima është dërguar në Spitalin e Vushtrrisë ku nga autoritetet spitalore është  konfirmuar se    viktima ka ndruaj jetë. Me urdhër te Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Nga hetimet e kryera në vendin e ngjarjes dhe ekzaminimet e kryera, hetuesit policor si prova materiale kanë gjetur dhe sekuestruar tri (3)gëzhoja.  

Hetuesit policorë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin B. D., 19 vjeçar nga i cili është konfiskuar një armë pistoletë që dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari në kryerjen e veprës penale. Në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar bastisje ku është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e gjatë me pesë (5) fishek. Me aktvendin të porokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.  Rrjedha hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale vrasje e rëndë.”, ka thënë Zahiti./IndeksOnline/