75 Mall Live Search
10:07 / E Hënë, 25 Janar 2021 / OSH

Arrestohet “i forti” i Facebookut në Mitrovicë

Policia në Mitrovicë ka arrestuar një person pasi që ai kishte shpërndarë në Facebook një fotografi me armë të gjatë zjarri.

Pasi është informuar për rastin, i dyshuari ka dorëzuar vullnetarisht armën gjysmautomatike në polici bashkë me një karikator pa fishekë.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/