Arrestohet i ‘forti’ i Ferizajt, ja çka u gjet në shtëpinë e tij
Një rast i dhunës në familje ka rezultuar me zbulimin e drogës në Ferizaj. Personi i dyshuar është arrestuar.
“Policia e Kosovës, me njësitet e saj nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, kanë asistuar gjatë një rasti të dhunës në familje në rajonin e Ferizajt, pasi që dyshohej për substanca narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në prezencë të një dëshmitari, me urdhër të lëshuar nga Gjykata është kontrolluar prona ku jetonte i dyshuari L.I., M/K, dhe në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar;
– Substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, me peshë 86.7 gr,
– Substancë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë me peshë 4.7 gr,
– Substancë e dyshuar narkotike të llojit marihuanë në formë qokollade me peshë 40.2 gr,
– Një pistoletë me gas me një karikator dhe 6 fishekë,
– Para në prerje letre në total 400 euro.
– 2x telefona mobil,
-Një pako me letra për mbështjellje të narkotikëve, si dhe
– Një peshore digjitale.
“Të gjitha veprimet lidhur me rastin, janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Ferizaj, ndërsa me aktvendim të prokurorit kujdestar, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /IndeksOnline/


