Arrestohet “i forti i Rahovecit”, i doli punë edhe me policinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Rahovec, pasi ai gjatë përleshjes me një person tjetër kishte sulmuar edhe zyrtarin policor.
I arrestuari fillimisht është dërguar për trajtim mjekësor pastaj në mbajtje, përcjell IndeksOnline.
Ngjarja ka ndodhur në Rahovec.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti gjatë një përleshje me një person tjetër nuk ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policor me ç’rast edhe e ka sulmuar një zyrtar policor. I dyshuari pas trajtimit mjekësor me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar PK-ja.