Arrestohet i kërkuari për keqpërdorim të pozitës në Mitrovicë, kishte urdhëresë nga Gjykatës

Policia e Mitrovicës së Jugut ka arrestuar sot një person i cili ishte i kërkuar me urdhëresë aktive të Gjykatës.
Siç njofton policia përmes një postimi në Facebook, i dyshuari ishte i dënuar nga Gjykata me burgim në kohëzgjatje prej 12 muajsh për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
“Sot rreth orës 06:30 njësitë policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë Jugu kanë arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë aktive të Gjykatës. Arrestimi i të dyshuarit është realizuar pasi ndaj tij kishte urdhëresë aktive i cili ishte i dënuar nga Gjykata me burgim në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) muajsh për veprën penale ,,Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë.