75 Mall Live Search
15:15 / E Enjte, 13 Prill 2023 / k.v

Arrestohet i kërkuari për vjedhje të rëndë, dërgohet në vuajtje të dënimit për 1 vit

Sot rreth orës 09:30, Njësitet policore të Stacionit Policor në Prizren, bazuar në informacionet e mbledhura përmes rrugëve operative, kanë lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin  S.B., (24-vjeç).

I njëjti ka qenë në kërkim policor për veprën penale “ Vjedhje e rëndë” dhe  “vjedhje e rëndë në bashkëkryerje”  ndërsa arrestimi i tij është bërë në Prizren,  në bazë të urdherarrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren.

Pas arrestimit të personit të kërkuar, nga njësitet përkatëse policore i njëjti është dërguar në  Burgun Prishtinës në Hajvali, në vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje për 1 vit./IndeksOnline/