75 Mall Live Search
18:07 / E Enjte, 10 Dhjetor 2020 / OSH

Arrestohet i kërkuari, Valon Logja, u kap me një veturë të vjedhur

Policia e Kosovës, stacioni në Fushë Kosovë, kanë arritur të arrestojnë personin e kërkuar, Valon Logja(me ditëlindje.02.07.1986).

Ai gjatë ditës së sotshme, në ora 01:30, është ndaluar nga njësia e trafikut rajonal, saktësisht në pikën e kontrollit të ETC-së me një veturë me targat 03-662-DE, mëson Indeksonline.

Gjatë kontrollës, ai ka paraqitur një fotokopje të pasaportës dhe gjatë verifikimit, ai ka rezultuar në kërkim policor.

Gjate verifikimit me te detajuar është konstatuar se në barrë te personit te verifikuar rëndon vepra “Vjedhja” dhe rezulton se vetura e lartcekur është raportuar e vjedhur.

Vetura është vjedhur në Pejes dhe i është i kthyer pronarit. I arrestuar ka shkuar në qendër të mbajtjes./Indeksonline/