75 Mall Live Search
09:12 / E Shtunë, 26 Mars 2022 / A. M.

Arrestohet i mituri pasi iu gjet një revole, prokurori e liron në procedurë të rregullt

Raportohet se është arrestuar një i mitur nga Gjakova, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy fishekë.

Por, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.

Ky është rasti i tretë brenda një jave që Policia e Kosovës gjejnë armë tek të miturit në Gjakovë.