75 Mall Live Search
15:59 / E Mërkurë, 15 Prill 2020 / indeksADMonline

Arrestohet i moshuari në Obiliq

Një person i moshuar është arrestuar sot nga policia e Kosovës në Obiliq.

Lexues të IndeksOnline kanë dërguar video nga arrestimi i të moshuarit, ku sipas tyre deri të prangosja ka ardhur pasi nuk është respektuar vendimi i qeverisë për mos lëvizjen e qytetarëve në kohë pandemie.

I moshuari është dërguar në stacion të policisë për intervistim ndërsa nuk dihet vendimi i prokurorit përkitazi me këtë rast./IndeksOnline/