75 Mall Live Search
08:41 / E Enjte, 28 Tetor 2021 / AR

Arrestohet i riu në Ferizaj, i dehur shkaktoi aksident, u lënduan tre persona

Policia Rajonale e Ferizajt, mbrëmë rreth orës 22:57 ka pranuar një informacion se në rr. ‘Rexhep Bislimi’ tek semaforët është një rast aksident konunikacioni me lëndime.

Në lidhje me këtë, policia ka marrë veprimet e duhura dhe menjëherë Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor ka dalë në vendin e ngjarjes , ku në këtë aksident ishin të përfshita tri automjete civile të udhëtarëve me targa vendore.

Deri te aksidenti ka ardhur kur njëri automjet i cili po qarkullonte nga rruga “Rexhep Bislimi” Ferizaj në drejtim të Gjilanit, me të arritur tek semaforët, shkakton aksident zinxhiror në dy automjete tjera, të cilët ishin të ndaluara në pritje në shenjën e  semaforit.

Më këtë rast, përveç dëmeve të shkaktuara materiale në të tri automjetet, lëndime trupore pësojnë tre persona të cilët për ndihmë mjekësore dërgohen në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Ndërkaq, policia ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj shkaktarin e aksidentit me inicialet Sh.Q (M/K) i moshës 25 vjeçar, i cili po drejtonte automjetin e tij edhe nën ndikimin e alkoolit , ku pasi është testuar me alkooltest ka rezultuar 2.49 promila.

I njëjti, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.