Arrestohet i riu në Pejë, dyshohet se dhunoi një vajzë të mitur

Policia e Kosovës ka njoftuar së është arrestuar një djali i mitur pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirë me viktimën e mitur.
Sipas njoftimit të policisë ky rast ka ndodhur me 13 janar.
Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Pejë 13.01.2025 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirë me viktimën e mitur femër kosovare. Palët janë intervistuar, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24-orësh të policisë./Indeksonline/