75 Mall Live Search
09:54 / E Shtunë, 07 Tetor 2023 / A. M.

Arrestohet i riu në Prishtinë pasi publikoi fotografi intime të një vajze në rrjete sociale

Një 23-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se publikoi në rrjete sociale fotografi intime të një vajze.

Rasti u raportua të enjten në stacionin policor Veriu në Prishtinë.

“Më datë 05.10.2023,  në stacionin policor Veriu në Prishtinë, pala ankuese ka raportuar se një person i dyshuar ka postuar në rrjete sociale fotografi (intime) të saj”.

“Me datën 6 tetor hetuesit policor kanë siguruar prezencën e të dyshuarit. K.I, mashkull 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është intervistuar nga ana e policisë dhe me vendim të prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje” – thuhet në njoftimin e PK-së.