75 Mall Live Search
18:34 / E Martë, 24 Qershor 2025 / MSH

Arrestohet i riu që kërcënoi me jetë Alvaro Moratën

Alvaro Morata mori kërcënime serioze me jetë, pasi humbi penalltinë për Spanjën, në ndeshjen kundër Portugalisë, në finalen e Ligës së Kombëve.

Autoritetet kanë arrestuar 19-vjeçarin që kërcënimet i bëri nëpërmjet rrjeteve sociale.

I riu u arrestua në Mallaga të Spanjës, shkruan IndeksOnline.

I dyshuari fillimisht ishte përpjekur të fshihte përgjegjësinë për kërcënimet online, duke i raportuar policisë se llogaria e tij ishte hakuar.

“Mospërputhjet në deklaratën e ankuesit, i cili po kërkonte një alibi për të mbuluar faktin se ai ishte autori i komenteve, si dhe kontrolle të tjera të kryera nga agjentë kibernetikë, përfunduan duke inkriminuar të dyshuarin, i cili pranoi faktet”, tha policia në një deklaratë.