75 Mall Live Search
11:44 / E Enjte, 31 Janar 2019 / indeksADMonline

Arrestohet i sëmuri mendor në Podujevë, dëmtoi objektin e xhamisë me çekan

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Kaçibeg të Podujevës, i cili dyshohet se ka dëmtuar objektin e xhamisë së fshatit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar (me të meta psikike), pasi që i njëjti, dyshohet me një mjet të fortë-çekan kishte dëmtuar derën e objektit fetar-xhamisë dhe kishte thyer edhe dy xhama të këtij objekti”, thuhet në raport, transmeton Indeksonline.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Indeksonline/