08:53 / E Shtunë, 31 Mars 2018 / indeksADMonline

Arrestohet i shumëkërkuari i policisë shqiptare (Foto)

Policia e Sarandës ka arrestuar ditën e djeshme një të shumëkërkuar për disa ngjarje të ndodhura në këtë qytet.

Bëhet fjalë për 21-vjeçarin, Shahin Abazi, të cilin policia e kishte shpallur në kërkim për disa vjedhje dhe grabitje.

21-vjeçari mësohet të jetë autori i grabitjeve me armë të dy karburanteve në Dhjetor të vitit të kaluar si dhe disa vjedhjeve të marketeve në Sarandë.

I riu ka tentuar që mbrëmjen e djeshme të udhëtonte drejt Tiranës, por për këtë veprim të tij, policia është vënë në dijeni. Me të marrë informacion, policia e Sarandës e ka ndjekur Shahnin, ndërsa në aksin Sarandë-Gjirokastër është bërë edhe ndërhyrja e policisë për arrestimin e tij.

Pas arrestimit, 21-vjeçari raportohet se është dorëzuar para hetuesve të policisë së Sarandës, duke bërë që ai të pranojë grabitjen me armë të dy karburanteve dhe disa vjedhjeve në qytetin bregdetar.