15:36 / E Mërkurë, 14 Prill 2021 / OSH

Arrestohet i shumëkërkuari në Mitrovicë, akuzohet për dy vepra penale

Në orët e mesditës së sotme, hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicën e Jugut, kanë arrestuar të dyshuarin A.O, 23 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, nën dyshimin e përfshirjes në veprat penale ‘lëndim i rëndë trupor’ dhe ’sulm’.

Identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit është bërë pas një pune hetimore dhe lidhet me një rast të ndodhur, më 9 prill 2021 në Mitrovicë, ku si pasojë e  përleshjes i lënduar kishte mbetur viktima  i cili është trajtuar në QKUK.

Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku pas intervistimit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

Rasti është iniciuar dhe po hetohet për  veprat penale ‘lëndim i rëndë trupor’ dhe ’sulm’.