Arrestohet ish-asistenti i kryeministrit Kurti

Indeksonline ka publikuar një video ku është arrestuar një person në qendër të Prishtinës.
Personi i arrestuar është asamblisti i Komunës së Prishtinës nga radhët e LVV-së, Arianit Beqiri, njëherit ish-asistenti i kryeministrit Albin Kurti.
Beqiri i reziston arrestimit, por që shpejt përfundoi në pranga.
Deri më tani nuk është bërë e ditur arsyeja e arrestimit të tij.
Më poshtë mund të shihni momentin e arrestimit.