Arrestohet ish bashkëshorti i Spears për herë të tretë në 12 muaj

Ish bashkëshorti i Britney Spears, Jason Alexander, është arrestuar për herë të tretë në 12 muaj.
Kësaj radhe u arrestua për përndjekje, transmeton Indeksonline.
Ai është dërguar në burg në Franklin dhe do të dalë në gjykatë me 17 shkurt.
Aleksandri ishte arrestuar më parë për drejtim mjeti nën ndikim, përdorim dhe posedim droge.
Spears dhe Alexander u martuan në vitin 2004 në një kishë në Las Vegas.
Sidoqoftë, martesa nuk zgjati shumë. Pas 55 orësh, çifti vendosi të divorcohej./Indeksonline/