75 Mall Live Search
15:54 / E Mërkurë, 01 Qershor 2022 / LB

Arrestohet ish drejtori i Urbanizmit në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda,  ju njoftom se pas hetimeve disa mujore në bashkëpunim Policinë  e Kosovës- NJHRKEK ne Gjilan, ka ndaluar për 48 orë, ish drejtorin i Urbanizmit ne Komunën e Gjilanit, tani të dyshuar B.B, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 414 të KPRK-së.

I njëjti, në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit në Komunën e Gjilanit, ka lëshuar leje të ndërtimit pa u plotësuar kushtet ligjore.