75 Mall Live Search
20:05 / E Mërkurë, 12 Tetor 2022 / Gj. Sh

Arrestohet ish futbollisti i Interit dhe Romës, kjo është arsyeja

Ish-mesfushori i Interit dhe Romës Radja Nainggolan vazhdon të jetë burim i titujve të mediave për gjëra jo të mira.

Ai sot është arrestuar nga policia e Belgjikës pas është kapur duke e vozitur veturën me patent shofer të skaduar.

Nainggolan u arrestua mëngjesin e sotëm nga policia e Antwerp-it. Ish-futbollisti i Romës, Interit dhe Cagliarit u kap duke drejtuar makinën me patentë të skaduar dhe u dërgua në stacion policor për t’u marrë në pyetje. Makina e lojtarit është rrëmbyer nga policia, raporton gazetari Gianluca Di Marzio.

Kjo nuk është hera e parë që reprezentuesi belg ka probleme me ligjin pasi edhe në të kaluarën ai është arrestuar për probleme të tilla të ngjashme.