75 Mall Live Search
00:02 / E Martë, 09 Dhjetor 2025 / L A

Arrestohet ish-lojtari i Premierligës

Bëhet fjalë për sulmuesin, Ivan Toney i cili u arrestua si shkak i një përleshjeje në një nga klubet e Londrës.

Thuhet se telashet shpërthyen kur tifozi e kapi sulmuesin 29-vjeçar për një “selfie”.

Ai u përpoq t’i vinte duart rreth qafës për të bërë një foto me të, ku më pas në pamjet e siguruara nga “The Sun”, Toney u përpoq ta largonte dhe më pas e goditi me kokë fansin.

Toney, aktualisht luan në Arabinë Saudite te skuadra e Al-Ahlit, ku dhe kishte fituar titullin e “AFC Champions League”./IndeksOnline/