Arrestohet ish-lojtari i Premierligës dhe Real Sociedadit, dyshohet se trafikonte drogë
Ish-futbollisti i përfaqësueses së Kolumbisë, John Viafara është arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Mesfushori kolumbian dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë nga Kolumbia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Operacioni, në të cilin u arrestuan edhe katër persona të tjerë, u krye nga Policia Kolumbiane me mbështetjen e agjentëve të Administratës për Zbatimin e Drogës (DEA).
Viafara ka qenë më parë futbollist i Portsmouth e Sauthampton, ndërsa ka luajtur edhe në La Liga te Real Sociedad./Indeksonline/
