75 Mall Live Search
21:52 / E Enjte, 18 Dhjetor 2025 / S Z

Arrestohet ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, dyshohet për keqpërdorime

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), kanë realizuar sot një aksion të gjerë lidhur me dyshime për keqpërdorime dhe korrupsion, ku si pasojë janë arrestuar disa zyrtarë të lartë në institucione, të dyshuar për keqpërdorim të detyrës  dhe korrupsion

Indeksonline merr vesh se njëri ndër të arrestuarit është dhe ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik Fadil Ismaili.

Ndryshe pas aksionit ka reaguar dhe ministri Xhelal Sveçla.

Sveçla ka thënë se koha kur zyrtarët publikë kanë keqpërdorur buxhetin e Republikës së Kosovës pa u ndëshkuar, ka përfunduar./Indeksonline/