Arrestohet jordanezi, mori veturën për shfrytëzim në Kosovë, doli ilegalisht në Serbi
Për veprën penale keqpërdorim i besimit, është arrestuar një shtetas i Jordanisë.
Rasti është raportuar nga Policia e Kosoëvs, derisa në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori.
“Fshati Përpellac, Podujevë 29.10.2019-16:32. Është raportuar se i dyshuari mashkull shtetas i Jordanisë, derisa kishte marrë veturën në shfrytëzim (Rent) nga pronari mashkull k/shqiptar, kishte lënë veturën dhe dyshohet se kishte kaluar ilegalisht kufirin në drejtim të Serbisë. Vetura i është kthyer pronarit, ndërsa në lidhje me rastin është njoftuar prokurori”, bën të ditur policia./Indeksonline/